Lajme

Kurti tregon se kur do t’i vizitojë SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë muajit nëntor do të ketë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Kurti ka treguar se pse nuk gjendet në SHBA me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në ShBA do të udhëtojë në ShBA. Pra bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”.

Lexo edhe:
A ishte Kurti pjesë e UÇK-së, tregon në Kuvend kryeministri

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për mbështetjen që ia ka dhënë demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

“E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton. E unë dola publikisht edhe ju bëra thirrje shqiptaro amerikanëve dhe thash votoni presidentin Biden”, tha ai

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës janë diskutuar tema nga më të ndryshmet.

Për reciprocitetin e targave, pandeminë e COVID-19 – por nuk munguan as debatet për kontributin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Shqip.com