Kurti thotë se Latifin do ta takojë gjatë ditës së sotme

Rifat Latifi, ish-ministri i Shëndetësisë, dje ia ofroi dorëheqjen nga pozita e tij kryeministrit Albin Kurtit.
Në letrën e dërguar Latifi kishte shkruar se me zhgënjim të thellë dhe keqardhje e informon kryeministrin për dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Ndërsa sot gjatë ditës, gazetarët e pyeten Kurtin rreth dorëheqjes së Latifit.
“Nuk e kam takuar akoma ministrin Latifi, por pres që sot gjatë ditës të zhvillojë një takim me të”, ishte përgjigjja e kryeministrit Kurti.
Kujtojmë se ish-ministri i Shëndetësisë, ishte cak i kritikave të shumta në muajt e fundit, për shkak të performancës së tij.
Mediat në vazhdimësi kanë shkruar se Latifi të shumtën e kohës ka folur për konferenca dhe për Telemjekësinë si një ndër projektet më madhore./Shqip.com
/Shqip.com