Lajme

Kurti takon shefin e EULEX-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Në bazë të këtij njoftimi thuhet se Kurti dhe Wigemark kanë diskutuar për sundimin e ligjit dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Tutje, thuhet se Kurti në këtë takim u informua për zbatimin e detyrave të EULEX-it në kuadër të mandatit aktual.

/Shqip.com