Kurti takon kryetarët e komunave, këto janë temat e diskutimit
Publikuar:
(10.01.2023 07:56:33)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Në këtë takim së bashku me Kurti pritet të jenë prezentë edhe tre nga ministrat e kabinetit qeveritar.
Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë,Artane Rizvanolli.
Buxheti për vitin 2023 dhe kriza energjike pritet të jenë temat e diskutimit.
Takimi do fillojë në ora 10:00 në Hotel Grand, Kurti me tre ministra do t’i presë në takim kryetarët e komunave të Kosovës.
/Shqip.com