Lajme

Kurti takoi shqiptarët në Michigan

Albin Kurti po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës në ShBA, Kurti ka qëndruar në Michagan ku është takuar me bashkatdhetarët që punojnë në këtë shtet.

Në këtë takim Kurti ka vlerësuar kontributin e mërgatës në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës, për ndihmën në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në vitet e ’90-ta, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës.

“U bisedua për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të partneritetit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, gjë që synohet të arrihet nëpërmjet dialogut me mërgatën” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Duke vlerësuar rolin e mërgatës sonë Kurti ka theksuar  se në programin qeverisës mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës./Shqip.com