Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, i jep mbështetje për “realizimin e përgjegjësive dhe misionit”
Publikuar:
(07.11.2023 14:26:20)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot paradite në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.
Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti e uroi Ismailin për detyrën dhe “e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së, teksa dhe i dha mbështetjen e tij institucionale për realizimin e përgjegjësive dhe misionit të Bankës Qendrore”.
“Guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
“Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com