Kurti pret sot zyrtarin e lartë të NATO-s dhe emisarin gjerman, temë kryesore Ura e Ibrit
Publikuar:
(29.08.2024 09:32:18)
Kosova do të jetë sot e ngjeshur me pritjen e dy zyrtarëve të lartë.
I pari është ndihmësekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus.
Vizita e këtij të fundit ishte paralajmëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e djeshme të qeverisë njoftoi se një ndër temat e diskutimit do të jetë edhe çështja e hapjes së Urës së Ibrit.
Në vizitë në Kosovë do të jetë sot poashtu edhe emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin.
“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Gjermanisë për shtetet e Ballkanit Perëndimor do ta vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të japë një deklaratë për media para largimit”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
/Shqip.com