Kurti pret në takim delegacionin nga Finlanda dhe Irlanda
Publikuar:
(04.07.2022 08:20:56)

Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.
Ata do të priten nga kryeministri, Albin Kurti.
Ky delegacion kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 9:55.