Lajme

Kurti: Përputhja e “Shën Valentinit” me fitoren e VV-së, rastësi e bukur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Kurti ka shfrytëzuar rastin që të përmend edhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kryeministri në Instagram.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe bashkëshorjta e tij, Rita Augestad Knudsen

Më 14 shkurt 2021, LVV arriti të marrë mbi 50% të votave të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës./Shqip.com