Kurti për vrasjen e trefishtë në Deçan: Sasia e informacionit po shtohet

Edhe pse ende nuk është identifikuar autori i vrasjes së trefishtë në Deçan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se informacionet në lidhje me këtë vrasje janë duke u shtuar.
Kjo sipas tij, pasi që hetuesit më të mirë e kanë marrë në dorë këtë rast të ndodhur më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.
“Sasia e informacionit është duke u shtuar meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë duke u marrë me këtë punë, sapo të kemi më shumë informacione do t’ju informojmë edhe juve”, ka thënë Kurti, kur u pyet për rastin, derisa ishte duke bërë homazhe te busti i ish-senatorit Bob Dole.
Të premten e 26 nëntorit, një person ka sulmuar me armë autobusin me udhëtarë, me ç’rast la të vdekur shoferin dhe dy nxënës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik – reagime ka pasur nga figura vendore dhe ndërkombëtare.
Të gjithë kanë qenë një zëri; vrasësi të sillet para drejtësisë. Por, ai është i arratisur, gjurmë ende nuk ka. /Shqip.com