Kurti: Për një vit në Kosovë janë hapur mbi 25 mijë vende pune
Publikuar:
(22.03.2022 22:09:38)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë për një vit janë hapur mbi 25 mijë vende pune.
Kurti, ndër të tjera ka thënë se kanë ulur shpenzimet qeveritare dhe se remitencat nuk kanë qenë asnjëherë më të mëdha.
“Janë vende të punës të shtuara. Numri i shtuar i vendeve të punës nga shtatori 2020-2021 janë 25 mijë e 200, realisht janë më shumë por ne po e heqim këtë punësimin artificial pra kohën e zgjedhjeve”, tha Kryeministri Kurti në RTK.
Rritja më e madhe e të punësuarve sipas Kurtit ka ndodhur si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike./Shqip.com