Kurti për Kusari-Lila: Politikane e dijshme si rrallë kush

“Është politikane e ditur si rrallë kush, me gra e burra bashkë”.
Kështu ka thënë, Albin Kurti në Gjakovë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Mimoza Kusari-Lila.
Vetë Kusari-Lila, ka publikuar një video ku shihet bashkë me kryeministrin Kurti në Gjakovë.
“Mimoza dinë me udhëheqë”, ka shtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjakova drejtohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kryetar, Ardian Gjini.
Gjini katër vite më parë e kishte mposhtur në balotazh Mimoza Kusari-Lilan.
Kjo e fundit kishte garuar përmes partisë së saj “Alternativës”.

Por, mandatin e kishte fituar në vitin 2013 si kandidate e Aleancës Kosova e Re.
Ajo triumfoi ndaj Pal Lekajt, i cili ishte kryetar po ashtu i AAK-së.
Pal Lekaj para se mposhtej nga Mimoza Kusari-Lila e kishte mundur atë në vitin 2009.

Ndërsa, në zgjedhjet e fundit nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosja ka fituar më shumë se 50 për qind të votave në Gjakovë. /Shqip.com