Lajme

Kurti për himnin serb në shkollat e Luginës: Zullumi këputet prej s’trashi

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për internimin e himnit të Serbisë në shkollat shqipe atje.

Në një prononcim për media, Kurti tha se ‘zullumi këputët prej s’trashit”, duke cituar frazën e një poeti.

“Siç ka thënë poeti ynë, Esat Mekuli ‘zullumi këputet prej s’trashi”, andaj ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet dhe vetë mbi serbët në Kosovë është duke i ardhur fundi sepse shteti i Kosovës është gjithnjë më demokratik dhe këtë e dëshmojmë me reciprocitet ndaj Serbisë”, tha Kurti.

Kurti tha se sa më e dobët është Serbia karshi Kosovës, agresiviteti i saj do të shtohet.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human por përkundrazi sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës aq m shumë po egërsohet ajo andaj edhe një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë duhet ta kuptojmë për brenda dobësimit të saj në përgjithësi”.

Kryeministri i Kosovës tha se Kosova është një vend demokratik që angazhohet përtë gjithë qytetarët padallim duke përfshirë kështu edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sipas Kurtit, shqiptarët që janë në Serbi pra, në Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc, janë të diskriminuar dhe dëshmitarë për këtë ishte edhe delegacioni kosovar që ka qenë në vizitë atje./Shqip.com