Lajme

Kurti pas takimit me Merkel: Nënvizova nevojën për investim në ekonomi dhe arsim

Albin Kurti dhe Angela Merkel gjatë takimit në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka nënvizuar nevojën për investim në ekonomi dhe arsim, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se me Merkelin u pajtuan që Procesi i Berlinit mbetet platforma për bashkëpunim rajonal.

Lexo edhe:
Kurti: Në takim me Merkelin, nuk na është kërkuar të përfshihemi në “Ballkanin e Hapur”

“Në takimin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nënvizova nevojën për investim në ekonomi dhe në sistemin tonë arsimor për të krijuar vende të reja të punës. U pajtuam se Procesi i Berlinit mbetet paltforma për bashkëpunim rajonal”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, gjatë të martës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor, ku temë kryesore e diskutimit është Procesi i Berlinit.