Lajme

Kurti-Opozitës: Kur e takoni Escobarin, thuani aq zeshëm sa mua se doni vetëm marrëveshje finale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka thënë liderëve të opozitës së kur ta takojnë të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar t’i thonë po aq zëshëm sa atij që nuk do të pranojnë asgjë tjetër përveç marrëveshjes finale.

Kjo fraze e Kurtit erdhi pasi krerët e opozitës i kërkuan që të jetë transparent në dialog.

“Unë iu inkurajoj që ashtu siç jeni të vendosur për Kosovën se nuk pranojmë asgjë që nuk ka marrëveshjen finale dhe njohjen në qendër, thujani Escobarit po aq zëshëm siç ma thuani mua. Pra, kur e takoni, paramendoni që e keni Albin Kurtin dhe thojani këto fjalë. Shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni më i bë”, tha Kurti.

Kurti tha se propozimin e Bashkimit Evropian nuk do ta nxjerrë nga zyra për shkak se janë rregulla të dialogut.

“Si  mund të fshihem unë kur iu kam thirru në zyre dhe iu kam tregu propozimin, po iu e keni pa propozimin. Tre liderët e tri partive politike e keni lexu. Këto janë rregullat e bisedimeve dhe unë atë nuk mund ta nxjerrë prej zyrës atë”.

Kurti tha se nuk ka marrëveshje finale pa pasur bisedime.

“Nuk mundet me pas marrëveshje finale pa pasur bisedime e bisedimet në këtë bazë nuk kanë filluar ende. Jemi në fazën e ngërçit të fillimit të fazës së re sepse Serbia po dëshiron që nga 33 marrëveshjet ta zgjedh vetëm Asociacionin… Unë iu kisha lutur që as ju të mos e theksoni as ju Asociacioni pa çka[BV1]  nuk është ratifikuar në Kuvend”.

Kujtojmë se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut.

/Shqip.com