Lajme

Kurti nga selia e BIK: Kjo festë kujton rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nder të festës së Kurban Bajramit ka vizituar kryemyftiun e vendit, Naim Tërnava në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Ai i shoqëruar nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i shëndetësisë Arben Vitia, ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Ejup Maqedonci, ministri i kulturës, rinisë dhe sportit Hajrulla Çeku, uroi të gjithë besimtarët e fesë islame për Kurban Bajramin dhe duke theksuar se kjo festë kujton rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë.

Në mesazhin e tij, Kurti ka thënë se shoqëria në komb duhet të jetë bashkë me njëri- tjetrin.

“E falënderoj nga zemra myftiun e bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnavën për këtë mikpritje të ngrohtë, ua uroj edhe njëherë Kurban Bajramin edhe kolegëve të tij e të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e rikujton edhe rëndësinë e sakrificës mbi të gjitha rëndësinë e gatishmërisë. Kurban Bajrami është festë të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërt, miqtë, fqinjët e gjithashtu edhe me ata që janë të varfër e nevojtarë, e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu e falënderoi edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Tërnava për rolin e tij tradicional dhe historik që ka luajtur për të mirën e qytetarëve.

/Shqip.com