Kurti në Maqedoni të Veriut, për zgjedhjet në këtë vend
Publikuar:
(10.02.2024 09:33:40)
Mediat në Maqedoni të Veriut kanë raportuar se mbrëmë në Shkup ka qëndruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai po vazhdon të jetë i përfshirë në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë majit.
Raportohet se Kurti është takuar në një lokal të njohur të Shkupit me liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ish-ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, ministrin e Punëve të Jashtme dhe nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani.
/Shqip.com