Lajme

Kurti: Në kohë konfliktesh, le të kemi guxim të kërkojmë paqe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në një kohë ku ka konflikte dhe padrejtësi të kenë guxim që të kërkojnë paqe.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka cituar edhe fraza të Jezu Krishtit kështu, duke shënuar një urim me rastin e Krishtlindjeve.

” Bëja të tjerëve atë që ke dëshirë që ata ta bëjnë ty”. Sot, ndërsa të krishterët anembanë botës festojnë lindjen e Jezuit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konfliktesh dhe padrejtësish, le të kemi guximin të kërkojmë paqe dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, kanë qëndruar në Kampin e Bondsteel-it me rastin e kësaj feste katolike.

/Shqip.com