Lajme

Kurti: Në duart e Mytaher Haskukës, Prizreni fisnikërohet edhe më shumë

Albin Kurti dhe Mytaher Haskuka.

“Në duart e Mytaher Haskukës, Prizreni fisnikërohet edhe më shumë”.

Kështu ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për Mytaher Haskukën, të premten – pak orë para se të fillojë heshtja zgjedhore.

“Ai punon pa u ndalur dhe me finesa të mëdha, sikurse një artizan gjatë punimit të një filigrani. Prizreni vetëm këtë lloj kujdesi e pranon. Për katër vite, shumë punë të mira ka bërë e shumë të tjera mbesin për t’u përkryer”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo edhe:
PDK përmbyllë fushatën në Prizren

Kurti e ka cilësuar si të suksesshme qeverisjen lokale të Mytaher Haskukës në Prizren.

“Përveçse funksionalizoi çerdhen e parë publike për fëmijë dhe ndërtoi 3 të tjera, po ashtu ndërtoi e renovoi 20 objekte shkollore dhe po aq shëndetësore (përfshirë këtu 4 QMF). U dhanë 1.5 milionë euro subvencione për kulturë, rini e sport, 4 milionë për bujqësi, një milion për mirëqenie sociale, u ndërtuan 15 terrene sportive, 3 stadiume etj”.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Prizrenit që ta votojnë kryetarin aktual.

Por, për të vazhduar qeverisjen duhet të fitojë kundër Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës.

Njëjtë, edhe nga kampi i PDK-së shprehën të bindur në fitore. /Shqip.com