Kurti, Murati dhe Krasniqi do të shkojnë në Gjakovë, prezantohet buxheti për vitin 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe atë të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin do shkojnë në Gjakovë.
Arsyeja e vizitës së tyre do të bëhet për të prezantuar buxhetin e shtetit për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit të Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ZK-së
Tutje, ZK-ja ka njoftuar se vendtakimi me qytetarët e Gjakovës do të jetë Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë duke filluar nga ora 15:00.
Kujtojmë se ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ky buxhet nuk i përmbushë as normat e inflacionit.
Ndërsa, ka treguar se ajo dhe partia e saj nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2023.
/Shqip.com