Lajme

Kurti: Mohimi i gjenocidit së Srebrenicës është akt i urrejtjes

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është akt i urrejtjes.

Kuvendi i Kosovës, të mërkurën e ka votuar rezolutën që e njeh dhe e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.

“Ata që e mohojnë atë duhet të përballen me të kaluarën e tyre, të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, të kërkojnë falje dhe të tregojnë pendimin”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjatë vitit 1995, forcat serbe kishin vrarë mbi 8 mijë myslimanë të Bosnjës.

Ajo masakër kishte tronditur botën, gjenocid që nga shumë kush në Serbi ende mohohet. /Shqip.com