Kurti me ministria në pritje të Qeverisë Rama
Në Prishtinë po mbahet mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Ekzekutivët e të dyja vendeve do të firmosin 19 marrëveshje dhe memorandum në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.
SHQIP.com ju sjell pamje gjatë pritjes së kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti dhe ministrat e tij.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë:
10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
11:00 Mbërritja e Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjala e dy kryeministrave Kurti e Rama, pasuar nga deklarime të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e dy kryeministrave
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV
12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti e Rama.
Çka u nënshkrua në mbledhjen e fundit të mbajtur në Elbasan?
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të nënshkruhen 19 marrëveshje.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve do të jetë në ora 12:30.
Deri tani gjithçka është bërë gati për të filluar pritja e delegacionit të Shqipërisë në krye me kryeministrin shqiptar Edi Ramën.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.
Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.
Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje./Shqip.com