Ekonomi

Kurti: Kosova shpëtoi mbi 30 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se Kosova ka fituar arbitrazhin me institucionin mikrofinanciar IuteCredit.

Ai ka thënë se me këtë rast është vërtetuar ligjshmëria e veprimeve institucionale ndaj investitorëve.

“Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.

Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro. Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë, si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës.

/Shqip.com