Lajme

Kurti: Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore, rryma në veri nuk paguhet për shkak të strukturave paralele

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore.

“Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”, është shprehur Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se serbët nuk paguajnë rrymë në veri të vendit për shkak të strukturave paralele e jo për shkak të qytetarëve.

Kurti ka marr pjesë në forumin e Bratisllavës “Globsec 2022”./Shqip.com