Lajme

Kurti: Kosova ka siguruar strehim për 1.798 afganë për një vit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se për një vit Kosova ka siguruar strehimin e 1.798 afganëve.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se një vit më parë, Kosova ka mirëpritur grupin e parë të shtetasve afganë që kishin lënë shtëpinë e tyre në mes kaosit dhe pasigurisë.

“Në këtë ditë një vit më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të shtetasve afganë që kishin lënë shtëpinë e tyre mes kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1.798 afganë”,

Tutje, Kurti ka thënë se janë partner të aleatëve të tyre si dhe aleat për ata që kanë nevojë për ndihmë.

Kosova ka strehuar disa grupe të shtetasve afganë të cilët kanë ikur nga Afganistani për shkak të konfliktit atje.

Strehimi i afganëve ishte bërë për një periudhë kohore deri sa të rregullohen dokumentacionet e tyre që më pas të udhëtojnë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë, se kjo gjë ishte mirëpritur nga partnerët ndërkombëtar./Shqip.com