Lajme

Kurti kërkon sqarim nga Lajçaku se pse dështoi marrëveshja me targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministëri i Kosovës, Albin Kurti, nga SHBA ka folur rreth dështimit të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, e cila është diskutuar të premten në takimin ndërmjet kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimit dhe atij nga Serbia, Petar Petkoviq.

Kurti ka thënë se nuk e ka ndjekur përse afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, porse beson që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila pale nuk ishte konstruktive.

“Unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje”, tha Kurti në RTK.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit.

“I takon ndërmjetësit, që ta sqaroj sepse konkretisht nuk u arrite marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër”, tha Kurt.

Kryeministri Kurti ka thënë se Serbia tashmë e ka shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, ngase siç shprehet Kurti, Kosova po përparon e kjo gjë po e pengon Serbinë.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Ne e bëjmë punën tonë por duhet edhe kancelaritë perëndimor t’i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdojë kësisoj më tutje”, tha Kurti.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka përfunduar takimi ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

Lexo edhe:
Përfundon takimi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

Lajçak ka deklaruar se rezultatet nga takimi janë të përziera dhe sipas tij është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.