Lajme

Kurti kërkon mbështetje për Policinë në Veri, duartrokitet nga deputetët e VV-së

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në Kuvend ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai ka kërkuar mbështetje për Policinë, duke thënë se kjo iu duhet atyre.

“Për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka, Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka, Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës, e ka, pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri, Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, tha Kurti.

Tutje, teksa kërkojë mbështetje për ta, tha se Policia është  në vijë fronti me milicinë fashiste.

“Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar që të kthene në institucione, iu kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik, mirëpo gabimin e Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, që i braktisi institucionet, nuk duhet ta paguajë Republika jonë, por Lista Serbe, ai është vendim politik i tyre, pasojat e të cilit duhet t’i marrin ata vet”, u shpreh tutje ai.

/Shqip.com