Kurti kërkon bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Këtë e bëri gjatë lansimit të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”.
Më tutje Kurti ka përmendur edhe ndarjen e bursave për gratë dhe vajzat.
Kurti u shpreh se vetëm gjatë vitit të kaluar 5 mijë gra janë punësuar përmes masave të shpërndara nga ana e Qeverisë, ndërkaq me projektin “Superpuna”, deri më tani janë punësuar edhe 1400 gra tjera.
“E kemi miratuar strategjinë kundër dhunës. Kemi mundësuar ndihëm juridike falas për viktimat, kemi vazhduar mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret. Duhet të adresohen nevojat e grave, prandaj me qëllim të fuqizimit të grave kemi ndërmarr hapa konkret për një Kosovë me barazi mes burrave dhe grave. Gjatë vitit 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar për mes masave. Me projektin ‘Superpuna’ janë punësuar mbi 1400 vajza. Nga buxheti 2 milionë euro janë ndarë për bursa për gra dhe vajza. Dhuna ndaj grave dhe vajzave kanë qenë shqetësuese gjatë viteve, dhe na nevojitet bashkëpunim maksimal më institucionet e ndryshme”, ka thënë Kurti.
Më tutje Kurti ka thënë se do të punojnë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Dhunën në familje dhe në baza gjinore duhet ta luftojmë të gjithë, ka shtuar më tutje Kurti.
/Shqip.com