Lajme

Kurti: Kërkesat e sindikatave janë të parealizueshme

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth grevës së përgjithshme në arsim.

Kurti, në Kuvend tha se dialogu me sindikatat nuk ka munguar por vlerëson se kërkesa e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është e parealizueshme.

“Takimin e fundit që e pata nuk ishte me BSPK apo me ndonjë degë të sindikatave, por me Këshillin Grevist dhe është bërë me kërkesë timen, pra nuk është mungesë e dialogut apo arrogancë”, tha ai.

Kuti tha se kërkesat e sindikatave aktualisht përbëjnë shantazh dhe kërcënim derisa Ligji i Pagave është në proces të hartimit.

“Përballje me inflacion po, por kërcënim apo shantazh se “i dua kaq para derisa të kalon projektligji” për një kategori të caktuar. Ky lloj dizajnimi i kërkesës është i papranueshëm”, tha ai.

Greva nga SBASHK-u

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com