Kurti jashtë vendit, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale në Kosovë
Publikuar:
(16.12.2024 10:33:57)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte ftuar si dëshmitar te paraqitet në orën 09:30 të hënën pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sot nuk është paraqitur në orarin e caktuar për shkak të ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet në 09:30 më 16.12.2024.
“Zyra e Kryeministrit ka njoftuar sot që kryeministri i Kosovës ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet”, ka thënë Liridona Koqmezi, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Për ta ky arsyetim qëndron dhe PS do të përgatitë një ftesë tjetër në një datë që ende nuk është caktuar.
Sipas informacioneve, ai nuk do të gjobitet sepse qëndron arsyetimi. Jo zyrtarisht mësohet se Kurti do të dëshmojë për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.
/Shqip.com