Kurti: Iniciativat si Ballkani i Hapur nuk i mirëpresim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë është shprehur kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur.
Gjatë konferencës për media, Kurti është shprehur se iniciativat si Ballkani i Hapur nuk i mirëpresin.
“Të gjitha iniciativat e tjera paralele të cilat dëshirojnë ta hapin Ballkanin për fuqitë nga Lindja ose Verilindja ne nuk i mirëpresim dhe konsiderojë që janë të panevojshme”, ka thënë Kurti.
Po ashtu gjatë konferencë për media, Scholz ka palajmëruar intensifikimin e punëve në procesin e Berlinit dhe nënshkrimin e katër marrëveshjeve rajonale.
Në konferencën e përbashkët për media pas takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Szholz tha se po përgatiten për këtë.
“Unë do të shkojë në rajon”, tha Szholz, duke thënë më tej se “ne do të kemi një bazë të mirë në mënyrë që bashkëpunimi atje të funksionojë dhe të arrijmë rezultate të mira”.
Ne kemi interes që ne ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj, ka theksuar më tutje gjermani./Shqip.com