Lajme

Kurti: Gjermaninë dhe Kosovën i bashkojnë të njëjtat synime dhe ideale për një Evropë të lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në “Natën verore të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti është shprehur se Gjermanin dhe Kosovën i bashkojnë të njëjtat synime dhe ideale për një Evropë të lirë.

“Gjermaninë dhe Kosovën i bashkojnë të njëjtat synime dhe ideale për një Evropë të lirë, të begatë dhe paqësore dhe ne jemi të lumtur që kemi partnerë si GIZ dhe KfË për të na ndihmuar në arritjen e këtyre synimeve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për vizitën e kancelarit gjerman Scholz të zhvilluar para disa jave në Kosovë.

“Më pak se dy javë më parë patëm një vizitë historike të Kancelarit gjerman Scholz këtu në Prishtinë. Dhe përveç temave të rëndësishme rajonale, ne theksuam edhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe se si duam dhe duhet t’i thellojmë ato edhe më tej me projekte të përbashkëta, tha kryeministri. Projekte që janë të qëndrueshme dhe ku populli i Kosovës është përfituesi i vërtetë përfundimtar” është shprehur Kurti.

Foto nga eventi

Më tutje Kurti është shprehur se bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim jo vetëm që përfaqëson interesat e qeverisë gjermane në Kosovë, por edhe dëshirën e mbi 400 mijë pjesëtarëve të mërgatës në Gjermani për ta parë Kosovën si pjesë integrale të komunitetit evropian.

Kjo mbrëmje u organizua nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, së bashku me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Banka Gjermane për Zhvillim./Shqip.com