Lajme

Kurti fton teoricienin Fukuyamëni që të vizitoj Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar teoricienin Francis Fukuyamën në Greqi si dhe e ka ftuar atë që të vizitoj Kosovën.

Siç ka bërë të ditur zyra e kryeministrit në këtë takim Kurtid he Fukuyamën kanë folur për progresin ekonomik të Kosovës, BE-në, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit.

“Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof. Fukuyamën duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Sipas ZK-së, në këtë takim është diskutuar se çka mund të mësohet nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Theksojmë se Francis Fukuyama është teoricien i sistemeve politike dhe ekonomisë politike nga Chicago./Shqip.com