Kurti flet për premtimin lidhur me banesat e çifteve të sapomartuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me premtimin e tij për banesat e çifteve të sapomartuara.
Kurti ka thënë se ky projekt do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti duke besuar se edhe Komunat në Kosovë do të dedikojnë tokë komunale për të.
“Sipas skenarit bazë nga IFC, kostoja e ndërtimit për projekt përafërsisht është 200 milionë euro e që përbën një prej projekteve më madhore të Qeverisë sonë. Pasi kemi pranuar studimet dhe ekspertizën nga IFC-ja ne do të caktojmë një ekip tonë që do të fillojë me implementimin e projektit nëpër komuna. Sigurisht që projekti do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti dhe po besojmë që edhe komunat tjera në Kosovë do të dedikojnë tokën komunale për të implementuar projektin meqenëse në këtë projekt ne varemi prej tyre. Lokacionet e siguruara deri më tani nga komunat janë: E Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit”, tha Kurti.
Kurti tha se si Qeveri do të bëjnë të pamundurën që projekti i planifikuar do të realizohet sa më shpejtë.
“Projekti është kompleks dhe po implementohet për herë të parë në Kosovë dhe kërkon ekspertizë për implementim të qëndrueshëm. Si Qeveri do të bëjmë të pamundurën që projektin e planifikuar për ndërtimin e 400 mijë njësive banesore të realizohet sa më shpejtë që është e mundur”.
I pari i ekzekutivit tha se ky projekt zbatohet për herë të parë në Kosovë.
“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë. Pra, ky projekt dallon nga banesat për raste sociale ekzistojnë me një masë në Kosovë e për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës”.
Tutje, Kurti tha se shumë shpejtë ky projekt pritet që të vijë në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje.
/Shqip.com