Lajme

Kurti e pret në takim drejtorin rajonal të BERZh-it, flasin për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Drejtori Rajonal i BERZh, Matteo Colangeli dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, sot kanë pritur në takim Drejtorin Rajonal të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Matteo Colangeli.

Temë e diskutimeve ishin mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe projektet që janë në zbatim e sipër, që veçse janë në mbështetje të BERZh-it.

“Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit. Gjatë takimit, kryeministri falënderoi Drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje z. Maslichenko.

Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë, dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in“, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kurse, Colangeli, në emër të BERZh-it shprehu gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projektet të ndryshme, me theks te ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.

Kujtojmë se, kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fundjavën që lëmë pas, kishte takuar Presidenten e BERZh-it, Odile Basso.

/Shqip.com