Lajme

Kurti e Çeku udhëtojnë për në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se pasdite Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Gjatë qëndrimit në Bern, Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.

/Shqip.com