Kurti: Dole, përkrahës i domosdoshëm i lirisë së Kosovës
Publikuar:
(05.12.2021 20:42:42)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, Bob Dole.
Kurti ka thënë se Dole ka qenë përkrahës i domosdoshëm i lirisë së Kosovës, përcjell Shqip.com.
“Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ish-senatori Bob Dole ka vdekur në moshën 98 vjeçare.
Dole vdiq në gjumë, sipas një njoftimi nga Fondacioni Elizabeth Dole, shkruan USA Today./Shqip.com