Kurti: Do të vërtetohet se Ligji për Zyrtarët Publikë është i drejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese do ta vërtetojë se ky ligj është i mirë e i drejtë.
Ai është shprehur se gjatë kohës kur është përpiluar projektligji, çdo herë i kanë menduar konkluzionet e aktgjykimit të mëhershëm kushtetues.
“Ne e kemi pas parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zyrtarët publikë dhe kur e kemi shkruar projektligjin për zyrtarët publikë, i kemi pas gjithmonë në mendje edhe konkluzionet e atij aktgjykimi.
Tash opozita iu është drejtuar edhe një herë Gjykatës Kushtetuese, le të vërtetohet që ky ligj ishte i drejtë dhe i mirë, siç kemi besuar ne nga fillimi dhe ashtu siç kanë besuar deputetët e Kuvendit e Kuvendit kur e votuan atë”, është shprehur kryeministri Kurti.
Kujtojmë se, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë sepse e konsiderojnë antikushtetues.
/Shqip.com