Lajme

Kurti: Do të ketë investime në shëndetësi për parandalimin e kancerit të gjirit

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të ketë investime në shëndetësi në mënyrë që të parandalohet kanceri i gjirit, përcjell Shqip.com.

Në përmbylljen e aktiviteteve për shënimin e muajit të kancerit të gjirit, Kurti tha se kanë vendosur fjongo të gjatë rozë pasi është bërë simbol i përbashkët botëror në luftën kundër kancerit të gjirit.

Fjongo e vendosur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Me reformat që do ti ndërmarrim në sistemin e shëndetësisë, ne do të investojmë dhe do të angazhohemi që të ketë parandalim përmes zbulimit të hershëm, por edhe të ngrisim kapacitet dhe kushtet, në mënyrë që të ketë sa më shumë të shëruara.

Ne kemi punuar në ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin e shoqërisë, sidomos në sistemin shëndetësorë, për një lidhje të ngushtë me gratë dhe vajzat në mënyrë që sa më herët ta zbulojmë këtë sëmundje tinzare dhe ti inkurajojmë të gjitha të sëmurat që bashkërisht t’ia dalim”, tha Kurti./SHQIP.com