Lajme

Kurti: Dhunuesit s’i kanë marrë dënimet e merituara

Është lansuar sot protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe njeherë për mungesën e drejtësisë në Kosovë.

Sipas Kurtit, kryerësit e veprave duhet të marrin dënime meritore dhe se kjo është betejë që u takon të gjithëve.

Kurti ka thënë se dhunuesit s’i kanë marrë dënimet e merituara.

“E rëndësishme është që pavarësisht se cili institucion merr vesh i pari i rastit, trajton rastin. Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla ku institucionet i hedhin njëra-tjetrës fajin. Shpeshherë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore. Në raste të këtilla, dhunuesit dhe abuzuesit nuk i kanë marrë dënimet e merituara”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se viktimave u takon përkrahja institucionale, shëndetësore e psikologjike.

/Shqip.com