Kurti dhe Lajçak flasin për kohën dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte dialogu dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Shqip.com.
Kurti dhe Lajçak, gjithashtu folën edhe për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel.

“Kryeministri Kurti dhe z. Lajčák diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian.
Ndërsa, Lajčák ka shprehur mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës./Shqip.com