Kurti dhe Haxhiu sot konferencë për media
Publikuar:
(04.09.2022 08:58:58)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të dielën do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca do të fillojë në orën 10:00.
Kujtojmë se të shtunën Kurti ka prezantuar “Pakon për përballje me inflacionin”.
Sipas kësaj pako, nga 100 euro do të ndahen për punëtorët e sektorit publikë, pensionistët dhe studentët.
Pakoja përfshinë dyfishimin e shumës së asistencës sociale. Po ashtu, edhe subvencionimin e faturës së rrymës për ata që kursejnë energjinë ekeltrike./Shqip.com