Lajme

Kurti: Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, pasi sipas tij, demokracia është sistemi më i brishtë, sepse është më i hapuri.

Këtë e tha Kurti në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023”, duke theksuar që ky ushtrim të përmbyllet me sukses.

“Ju urojë suksese në përmbushjen e objektivave të ushtrimit dhe njëheri ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe institucione të shtetit në ngritje dhe në zhvillim profesional. Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, sepse demokracia është sistemi më i brishtë, pikërisht sepse është sistemi më i hapur. Duke mos harruar mësimet nga historia e jonë kombëtare dhe ajo e mbarë njerëzimit le te jemi të bashkuar me vullnet dhe me disiplinën më të lartë në zhvillim dhe përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi kaq të rëndësishëm për të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

/Shqip.com