Kurti arrin në Forumin e Prespës, i shoqëruar nga Prindon Sadriu
Publikuar:
(02.07.2021 10:52:39)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ohër për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për dialog, shkruan SHQIP.
Ai aktualisht është në një takim me Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian, derisa është i shoqëruar nga Prindon Sadriu që është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni të Veriut.
Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.
Para se të marrë pjesë në diskutimet e këtij forumi ai është duke zhvilluar takime bilaterale me zyrtarët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor./SHQIP.com