Lajme

Kurti: 28 nëntori gëzim, krenari – por edhe përgjegjësi

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 28 nëntori i mbushë me gëzim e krenari, por edhe me përgjegjësi.

Njëjtë sikur në Prekaz, edhe në Facebook ai ka shkruar se 28 nëntori është datë themelore për identitetin kombëtar shqiptar.

“28 Nëntori ndërlidhë ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë: prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë e deri te Adem Jashari në Prekaz”, ka shkruar ai.

Kurti dhe Osmani në Prekaz.

Ka përmendur përgjegjësinë që e ka në forcimin e Republikës dhe rritjen e demokracisë.

“Le të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira sesa kjo e jona”, ka thënë Kurti.

“Le të punojmë pandalur që shqiptarët të krenohen me vendin e kombin e tyre, e kudo që gjinden ata, të jenë më mirë seç kanë qenë”.

“Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan e u flijuan për liri, pavarësi e për bashkim”, përfundoi postimi i kryeministrit në Facebook. SHQIP.COM