Lajme

Kurz: Duhet t’i mbajmë premtimet që të jemi partner i qëndrueshëm i rajonit

Kancelari austriak, Sebastian Kuriz

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet për të qenë një partner i qëndrueshëm i rajonit.

Këtë koment ai e bëri në Twitter pas takimit vritual të Berlinit.

“Faleminderit Angela Merkel që na prite sot në samitin virtual të Procesit të Berlinit. Pas COVID-19 tani është koha që të japim: Ne duhet t’i mbajmë premtimet tona, të mbesim një partner i qëndrueshëm për rajonin dhe ta mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar ai.

Kurz po ashtu pohoi se Austria do të vazhdojë të jetë një mbështetës i përkushtuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Evropian. /Shqip.com