Sport Ndërkombëtar

Kupa e Botës do gjykohet për herë të parë nga gjyqtaret femra

Stephanie Frappart

FIFA ka përzgjedhur gjyqtare femra për herë të parë në historinë 92-vjeçare të Kupës së Botës për meshkuj.

Gjyqtaret do të gjykojnë për herë të parë në Kupën e Botës për meshkuj, me tre asistente femra që iu bashkuan atyre, njofton Sky Sports.

Stephanie Frappart nga Franca, Salima Mukansanga e Ruandës dhe Yoshimi Yamashita nga Japonia janë gjyqtaret e përfshira në listën e 36 gjyqtarëve që do të dalin në fushë në Katar këtë vit.

Salima Mukansanga, Yoshini Yamashita dhe Stephanie Frappart

Treshes do t’i bashkohen Neuza Back nga Brazili, Karen Diaz Medina e Meksikës dhe Kathryn Nesbitt nga Shtetet e Bashkuara, të cilët janë pjesë e listës me 69 anëtarë të gjyqtarëve ndihmës.

Sipas kreut të arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, përzgjedhja e tyreështë bërë pa marrë parasysh gjininë.

“Kjo përfundon një proces të gjatë që filloi disa vite më parë me vendosjen e gjyqtareve femra në turnetë e FIFA-s për të rinj dhe seniorë”, tha Collina.

Pierlugi Collina

“Në këtë mënyrë theksojmë qartë se për ne ka rëndësi cilësia dhe jo gjinia. Shpresoj që në të ardhmen, përzgjedhja e zyrtarëve elitë të ndeshjeve të femrave për kompeticionet e rëndësishme të meshkujve do të perceptohet si diçka normale dhe jo më e bujshme”, shtoi ai.

“Ata e meritojnë të jenë në Kupën e Botës sepse ata vazhdimisht performojnë në një nivel vërtet të lartë dhe ky është faktori i rëndësishëm për ne”, mbylli ish-gjyqtari itlaian.

Topi i përzgjedhur për Kupën e Botës 2022, “Al Rihla”

Përndryshe, FIFA ka zgjedhur 24 meshkuj për të punuar në teknologjinë e rishikimit të videove, me VAR-in gjysmë të automatizuar për vendimet jashtë loje ende nën konsiderim.

Eventi më i madh në botën e futbollit fillon me 21 nëntor dhe mbaron me 18 dhjetor të këtij viti. /Shqip.com