Lajme

Kundërshtari i Vuçiqit kërcënohet me burgosje

Një prej kundërshtarëve më të zëshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq është ftuar nga policia.

Nenad Çanak ka njoftuar se një polic i ka sjellë ftesën për t’u paraqitur në stacionin policor për t’u marrë në pyetje sot nga ora 14:00.

“Nëse nuk përgjigjem, do të më arrestojnë. Në vitet ’90, ata drejtonin sapo të merrje një telefonatë. Po i afrohemi kësaj praktike”, ka deklaruar politikani serb.

Ai ka thënë se ka angazhuar avokatin e tij të merret me këtë çështje.

/Shqip.com