Kuka merr çmimin “Arritjet më të Mëdha të Xhudos për Vitin 2021”

Trajneri i tri kampioneve tona olimpike, Driton Kuka, ka pranuar çmimin nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos e titulluar “Arritjet më të Mëdha për Vitin 2021, pasi gjatë këtij viti së bashku me dy xhudistet që ai i ka pasur nën menaxhim, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi, rrëmbyen dy medalje të arta nga Tokio 2020.
Ky çmim atij, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, iu nda në Paris ku në fundjavë do të mbahet Grand Slami i xhudos.
Kosova atje po përfaqësohet nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi (kategoria deri 52kg), Flaka Loxha (deri 57kg), Laura Fazliu (deri 63kg) si dhe Akil Gjakova (deri 73kg).
Vitin e kaluar në Lojërat Olimpike Tokio 2020, që nuk u mbajtën në 2020 për shkak të gjendjes me COVID-19, ekipi olimpik i Kosovës u kthye me dy medalje të arta për të çuar gjithsej numrin e të artave në tri.
Ndryshe, Majlinda Kelmendi kishte bërë historinë në Lojërat Olimpike Rio 2016 kur fitoi të artën në pjesëmarrjen e parë të Kosovës ndonjëherë në lojëra olimpike./SHQIP.com