Kujdesi që duhet të tregoni për shëndetin e veshkave

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.
Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.
Hani frutat dhe perimet e duhura
Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup.
Pjeshkë, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqinj, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes.

Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.
Kujdes me proteinën
Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak.
Hiqni dorë nga kripa
Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës.
Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra.
/Shqip.com